Jo shumë kohë më parë një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës raportoi se disa raketa ishin lëshuar nga Bjellorusia në veri të Ukrainës.
Sipas raportimeve thuhet se ata goditën një aeroport në qytetin e Zhytomyr, shkruan BBC.
“Kjo është ajo që është goditur nga Iskanderët e gjuajtur nga Bjellorusia rreth orës 17:00… fashistët rusë dhe bjellorusë kanë vënë në shënjestër Aeroportin Zhytomyr”, postoi Anton Herashchenko në Telegram.
Zyrtarët ukrainas dhe rusë do të takohen për bisedime në kufirin e Bjellorusisë me Ukrainën, tha më herët zyra e presidentit Volodymyr Zelenskiy.