Fjalë Kyçe

Rakiq: Gjykatësit serbë nuk kthehen pa u kthyer në punë Stevanoviqi

Rakiq: Gjykatësit serbë nuk kthehen pa u kthyer në punë Stevanoviqi

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar të premten se gjykatësit serbë e kanë ndërprerë punën dhe nuk do të kthehen pa u kthyer në punë gjyqtarja e suspenduar, Liljana Stevanoviq.

Këtë deklaratë Rakiq e ka bërë gjatë protestës të mbajtur në veri nga serbët, për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për moslejimin e mbajtjeve serbe të 3 prillit në Kosovë.

“Gjykatësit e kanë ndërprerë punën dhe nuk do të kthehemi derisa të kthehet në punë gjyqtarja e suspenduar”, ka thënë Rakiq.

Kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stevanoviq, është suspenduar të enjten nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK). Suspendimi i saj ka ardhur një ditë pas pjesëmarrjes së saj në takim me Aleksandër Vuçiqin, president i Serbisë.

Mirëpo, KGJK-ja përmes një komunikate për media të premten ka reaguar duke thënë se vendimi për shkarkimin e gjyqtares serbe është marrë pa ndonjë ndikim politik.