Deti i Shqipërisë nuk do të përdoret nga Kosova vetëm për turizëm, por tash edhe për tregti, ka njoftuar kryeministri shqiptar Edi Rama të martën.
Këtë njoftim, Rama e bëri në ditën kur nisi zhdoganimi i mallrave me destinacion Kosovën në Portin e Durrësit.
Ai ka postuar disa foto në profilin e tij në Facebook nga zhdoganimi i mallrave.
Të martën, në portin e Durrësit ka nisur zhdoganimi i mallrave që kanë destinacion Kosovën. Pjesëmarrës në këtë ngjarje nga Kosova ishte ministri i Financave, Hekuran Murati.