Gati e menjëhershme ka qenë përgjigje e kryeministrit Edi Rama lidhur me urimin që i bëri kryeministri i Kosovës, albin Kurti për formimin e qeverisë së re.
Rama e falënderon Kurtin dhe shkruan në Twitter se do ta vizitojë me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB.
Ai shton se ke ta nisin menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët dhe të bëjnë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve.
Rama: Faleminderit Albin Kurti! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj me gjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona.