Fjalë Kyçe

Rama i thotë Hotit se edhe Kosova duhet të jetë pjesë e Shengenit Ballkanik

Rama i thotë Hotit se edhe Kosova duhet të jetë pjesë e Shengenit Ballkanik

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës me homologun e tij Avdullah Hoti, në kuadër të vizitës që ky i fundit po zhvillon në Tiranë tha se, në muajt e ardhshëm do të ketë dy takime të përbashkëta mes qeverive, të parashikuara në muajin Shtator dhe Nëntor.

“Jemi dakorduar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë lidhur me COVID të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit.

Jemi dakordësuar edhe për një tjetër event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë mes nesh, me shpresë se situata do të na e mundësojë në nëntor, ku dy qeveritë të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore, që dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional, ku kryetarët e bashkive dhe komunave, sikur quhen në Kosovë, të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komuniktare dhe potencialin e nismave të përbashkëta”, u shpreh Rama.

Po ashtu Rama iu rikthye idesë së tij për Minishengenin Ballkanik, i cili nuk u pranua nga ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Teksa u pyet nga gazetarët për faktin nëse ia kishte parashtruar kërkesën homologut të tij Avdullah Hoti që Kosova të jetë pjesë e Shengenit Ballkanik, kryeministri Edi Rama theksoi se do të donte që të dy vendet të ishin pjesë e atij projekti.

Kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi 3 fjalë kyçe sipas tij për nismën në fjalë; Drejtësi ndërkombëtare, e drejtë dhe stabilitet institucional i pa diskutueshme dhe dialog.

“Në këndvështrimin tim janë 3 fjalë kyçe sot; për ardhmërinë e Kosovës dhe ardhmërinë e ambicies strategjike të Shqiptarëve në rajon. Drejtësi ndërkombëtare, e drejtë dhe stabilitet institucional i pa diskutueshme dhe dialog. Unë besoj se në rast se arrihet që në këtë moment të vështirë për një mijë e një arsye dhe jo thjesht për arsyen madhore të ditëve të fundit, që ne të jemi të përqendruar tek faktorët dhe aktorët politike shqiptarë në Kosovë e kudo ku janë, ë ndajnë atë çka është arsye për të qenë të ndarë në temat e mirëqeverisjes me atë çka është e arsyeshme të jenë të bashkuar si shqiptar në temat e mbrojtjes së dinjitet, të së ardhmes së Kosovës ndërkombëtarit, këto 3 fjalë kyçe mund të na japin mundësi që më herët se vonë të jemi krenarë për kapërcimin e një procesi të një fazë të vështirë. Është e domosdoshme që të gjithë bashkë të jemi pa ekuivok, mbështes të nevojës për të shkuar në fund, zbardhjen e çdo pretendimi apo akuze për krimet e luftës dhe pa ekuivok t’i përgjigjemi siç ishte fletërrufeja dhe shbalancon marrëdhënien e drejtësisë të një lufte ku Kosova ishte viktima. Duhet ta përsërisim me zë të lartë. Stabiliteti institucional shkon shumë me qartë përtej politikës së ditës dhe dasive krejt normale në kushte të tilla. Sot Kosova ka një ballafaqim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, mbi vullnetin e të gjitha forcave politike për t’i hapur rrugë drejtësisë. Bnallafaqimin deri në fund me Serbinë, për të dalë në betejën e paqes. Përballja nuk është mes njëri-tjetrit por me një shtet tjetër, deri dje agresor dhe sot një kundërshtar politik që duhet bashkëjetuar. Patjetër që unë nuk kam se si të ndryshoj mendim lidhur me domosdoshmërinë se Kosova dhe ne duhet të jemi bashkë dhe në Shengenin Ballkanik dhe krijimin e një hapësire të përbashkët, duke shfrytëzuar potenciale të pashfrytëzuara. Unë qëndroj tek interesat tanë dhe shfrytëzimin e potenciale dhe me Kosovën. Vullneti politik s’ka munguar mes Kosovës dhe Shqipërisë, por të arriturat nuk aq sa duhet.”, tha Rama.