Fjalë Kyçe

Rama: Ju lutem mos dërgoni më ndihma ushqimore dhe rroba

Rama: Ju lutem mos dërgoni më ndihma ushqimore dhe rroba

Kryeministri Edi Rama edhe njëherë ka kërkuar që të gjithë ata që duan të kontribuojnë mos dërgojnë ushqime dhe veshje, pasi ka mjaftueshëm.

Sipas tij, urgjente është strehimi e tyre, ndaj kërkon ndihma monetare, sado të vogla që të jenë.

Reagimi i Edi Ramës

JU LUTEM MOS DERGONI MË NDIHMA USHQIMORE DHE RROBA

Kanë ardhur pafund dhe hapësirat e magazinimit po shterren. Në Portin e Durrësit s’ka më kapacitet për depozitimin e tyre dhe nevoja është përmbushur e tejkaluar, falë shumë njerëzve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë! Gjynah nga Zoti të skadojnë a të kalben nga mospërdorimi

FALEMINDERIT SHUMË, ME ZEMËR, POR JU LUTEM MIRËKUPTIMIN TUAJ

JU LUTEM MOS DËGJONI ata që spekullojnë me episode sporadike konfuzioni të natyrshëm në situatën e jashtëzakonshme ku jemi.