Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se kishte një bashkëbisedim të gjatë me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, në lidhje me mirëkoordinimin e të dy qeverive.
“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë”, ka shkruar Rama.
Tutje, Rama tha se me Kurtin patën një moment pushimi me autorë kosovarë dhe aktorin e filimit “Unë dhe Millosheviçi”,Gerad Depardieu, film i cili po xhirohet në Shqipëri.
“Patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi””, shtoi Rama.