Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, po qëndron të mërkurën në Abu Dhabi për vizitë zyrtare.
Ai ka njoftuar se në këtë vizitë është ftuar nga Kryesuesi i Departamentit të Shëndetësisë së këtij vendi, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed.
Qëllimi i kësaj vizite, sipas Ramës, është tërheqja e investimeve dhe donacioneve në projekte madhore për Prishtinën dhe zhvillimit të potencialit ekonomik në përgjithësi.
“Kjo vizitë, shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në EBA, z. Xhabir Hamiti, po realizohet me qëllim të tërheqjes së investimeve e donacioneve në projektet madhore për Prishtinën dhe zgjerimit të potencialit ekonomik të kryeqytetit dhe Kosovës në tërësi. Jemi të përkushtuar në vendosjen e marrëdhënieve me kryeqendra botërore, veçanërisht në krijimin e partnerëve strategjik për zhvillimin e Prishtinës tonë”, ka shkruar Rama në Facebook.