Inspekcioni i Komunës së Prishtinës ka ndërprerë punimet në zhvillim e sipër të një mbindërtimi në një prej lagjeve të Prishtinës.
“Sot, pas raportimit nga disa banorë të shqetësuar, për një mbindërtim në lagjen Bregu i Diellit, menjëherë kemi ndërmarrë masat e nevojshme për të ndalur ndërtimin.
Inspekcioni ka ndalur punimet e paligjshme, dhe ju siguroj se dënimet për këto raste do të jenë të pa falshme.
Ndërtimet e tilla nuk do të lejohen në asnjë rrethanë.”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai ka inkurajuar qytetarët që t’i raportojnë rastet e mbindërtimit pa leje.