Bartja nga Prishtina për në Tiranë e festivalit “Sunny Hill” u bë mollë sherri në mes të kreut të Prishtinës dhe lëvizjes Vetëvendosje si opozitë lokale dhe si pushtet qendror.
Dy ditë pas këtij zhvillimi, Përparim Rama doli në konferencë për media, ku tha se qeveria ka qenë e njoftuar për kushtet e kontratës.
Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje në kryeqytet e ka fajësuar komunën për këtë dështim.
Festivali “Sunny Hill” tashmë është konfirmuar që do të mbahet në Tiranë, nga data 4 deri më 7 gusht.