Fjalë Kyçe

Rama pritet edhe nga Veseli

Rama pritet edhe nga Veseli

Në vazhdën e takimeve që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po i zhvillon gjatë vizitës së tij në Kosovë, ai është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli

Njëjtë sikur edhe nga takimet tjera, as këtu nuk ka pasur adresim për gazetarë.

Rama, para Veselit u takua edhe me homologun e tij, Avdullah Hotin, krye-parlamentaren, Vjosa Osmani, kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetarin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Rama, sipas agjendës, do të takohet sot edhe me presidentin, Hashim Thaçi.