Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të shtunën dhe të dielën të bëj testimin e shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Kësisoj, sot shtatë rrugë kanë funksionuar si rrugë njëkahëshe.
Në përfundim të ditës së shtunë, kryetari i komunës, Përparim Rama është bërë bashkë me ekspertët për të analizuar testin e komunikacionit të sotëm në kryeqytet.