Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.
Pëmres një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Faceook, Rama tha se kryeqytetin e sheh edhe si strukturë ku ka prani të diversitetit fetar.
“Patëm kënaqësinë të presim në takim Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Naim Tërnava.
Biseduam se si duhet t’i konsiderojmë qytetet, në veçanti Prishtinën, jo vetëm si strukturë të pranisë së diversitetit fetar, por edhe si vende të rëndësishme për shprehjen e tij.”,ka shkruar ai.