Fjalë Kyçe

Ramadani: Dy personat me koronavirus në veri janë infektuar në Serbi

Ramadani: Dy personat me koronavirus në veri janë infektuar në Serbi

Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka thënë që në veriun e Kosovës janë dy raste të shënuara me koronavirus.

Përmes një konference për media, Ramadani ka theksuar se të dy kanë pasë kontakt me një person të infektuar në Serbi.

Ramadani pohoi që rastin për Graçanicën e kanë mësuar nga mediat, njofton Klan Kosova.

“Veriu i Kosovës është pjesë integrale e Kosovës. Janë dy raste që janë pozitiv jo tre. Të njëjtit kanë pasur kontakte me një person të infektuar me Covid 19 që është në Serbi”.

“IKSHPK-ja ka kontaktuar me këto dy raste dhe po mbahen nën kontroll. Për rastin në Graçanicë informatën e kemi marrë në media. “Institucionet e Kosovës ofrojnë trajtim për secilin qytetar të saj”.