Fjalë Kyçe

Ramadani flet për gjendjen e të prekurve, i infektuari i fundit është 39 vjeçar

Ramadani flet për gjendjen e të prekurve, i infektuari i fundit është 39 vjeçar

Drejtori i ISHPK-së, Naser Ramadani ka bërë të ditur sot në konferencë për media se i infektuari i radhës është 39 vjeçar dhe gjendja e tij është e mirë.

Ramadani është shprehur se gjendja e tij dhe e të infektuarve të tjerë është e mirë dhe po trajtohen me kujdes maksimal në Klinikën Infektive, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, Ramadani ka apeluar qytetarët të respektojnë masat e qeverisë së Kosovës dhe të vetkarantinohen.

Ai gjithashtu ka thënë që të shfrytëzojnë linjën telefonike të Minsitrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për t’i adresuar simptomat pa e vizituar direkt Klinikën Infektive.