Fjalë Kyçe

Ramadani ironizon thënien e Bylbyl Sokolit që e tregoi lojtari

Ramadani ironizon thënien e Bylbyl Sokolit që e tregoi lojtari

Viktor Kuka, futbollisti i Ferizajt, tha se ekipi i tij do të mundohet t’i ikë zonës që dërgon direkt në Ligën e Parë të Kosovës dhe mbijetesën në Ipko Superligë ta kërkojë përmes barazhit.

Ai tregoi se trajneri i vet, Bylbyl Sokoli, ka thënë se ndeshjet e barazhit janë për burra.

Por, gjatë emisionit “Favorit” në T7, kësaj thënie i është kundërvënë trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, i cili tha se nuk dëshiron të luajë asnjëherë në karrierë në barazh për t’u treguar “burrë”.

“Kuka tha se ndeshjet e barazheve janë për bura, shpresoj që asnjëherë të mos kem lojë të barazhit sepse ndoshta s’jam bash aq burrë”, tha Ramadani në “Favorit” të T7.

Ramadani dhe Sokoli do të takohen nesër kur skuadrat e tyre, Feronikeli, respektivisht Ferizaj, përballen në çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.