Fjalë Kyçe

Ramadani sqaron mungesën e golave te Feronikeli

Ramadani sqaron mungesën e golave te Feronikeli

Zekirija Ramadani nuk është aspak i kënaqur me lojën që futbollsitët e tij e treguan në duel me Ballkann.

Kryetrajneri i Feronikelit sqaron edhe arsyet e formës së jo të mirë të Feronikelit në dy javët e fundit, duke përfshirë edhe barazimin 0-0 në xhiron e shkuar ndaj Flamurtarit.

“Mund të them që jam i gëzuar me fitoren, por aspak me lojën. Ishte një ndeshje e vështirë për faktin se Ballkani na e bëri ndeshjen të vështirë falë lojës së mirë që luajti sot, por edhe për faktin që patëm shumë mungesa (Arbër Prekazi, Kastriot Rexha & Astrit Fazliu jo në 100%). E di që nuk duhet të varemi nga futbollistë të caktuar, por skuadra me ta është më e harmonizuar. Ndoshta na kanë bërë dëm ato dy fitoret bindëse ndaj Gjilanit dhe Trepçës ’89 duke u zhbllokuar herët, ndaj edhe po kemi telashe në dy ndeshjet e fundit”, deklaroi fillimisht Zekirija Ramadani për Super Sport Kosova.

Lufta për titull? “Ka ende deri në fund, por e rëndësishme ishte të fitoni sot, pasi që skuadra do të fitonte qetësinë e nevojshme. Mbajtëm diferencën e pikëve ndaj ndjekësve më të afërt dhe kjo na jep vetëbesim për ndeshjet tjera”, përfundoi tekniku shkupjan.