Fjalë Kyçe

Ramadani sqaron përplasjen me Konen

Ramadani sqaron përplasjen me Konen

Feronikeli ka mundur Ballkanin me rezultatin 1:2 në takimin e parë gjysmëfinal të Kupës së Kosovës.

Kryetrajneri i kësaj skuadre Zekirija Ramadani e vlerësoi lartë paraqitjen e futbollistëve të tij, sidomos pas disfatës në kampionat ndaj Ferizajt.

“E kam thënë edhe më herët që ky ekip ka karakter. Pas ‘knock down’ që pësuam ndaj Ferizajt në fundjavë, këta djem bënë një ndeshje shumë të mirë deri në pranimin e golit. Gjithsesi se mbetem i kënaqur me fitoren 2-1 dhe ndonjëherë ky rezultat është më i mirë se 2-0, për shkak se skuadra do vazhdojë të qëndrojë e mobilizuar deri në arritjen e objektivit”, deklaroi Zekirija Ramadani për ‘Super Sport Kosova’.

Tekniku shkupjan gjithashtu foli edhe për tensionin që pati me Hamed Konen gjatë momentit të zëvendësimit.

“Janë gjëra që ndodhin në çdo klub. Pata një diskutim me Konen, pasi që i kam thënë edhe më herët që kampionati në Kosovë nuk bën të nënvlerësohet dhe pa vrapuar nuk mund të fitosh. Mbetet për ta parë analizën e lojës dhe ti qartësojmë disa gjëra”, mbylli Ramadani.

Ndeshje kthimit ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit do të zhvillohet pas një jave.