Fjalë Kyçe

Ramadani: Vuçiq, Daçiq dhe Gjuriq po i mohojnë krimet e kryera në Kosovë

Ramadani: Vuçiq, Daçiq dhe Gjuriq po i mohojnë krimet e kryera në Kosovë

Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se lidershipi i Serbisë po i mohon krimet e kryera në Kosovë, derisa shton se mohimi i krimeve është më shumë sesa ekzekutimi i krimeve të reja.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Vuçiqi, Daçiqi dhe Gjuriqi po mohojnë krimet anembanë Kosovës, te kryera gjatë viteve 1998-99, të cilat u patën ndalur për shkak të intervenimit humanitar më të suksesshëm në histori, intervenimit të NATO-s, përcjell lajmi.net.

Ky është postimi i plotë:

Mohimi i krimeve është më shumë sesa ekzekutimi i krimeve të reja. Dhe, këtë po e shohim nga lidershipi i Serbisë.

Vuçiqi, Daçiqi dhe Gjuriqi po mohojnë krimet anëmbanë Kosovës, te kryera gjatë viteve 1998-99, të cilat u patën ndalur për shkak të intervenimit humanitar më të suksesshëm në histori, intervenimit të NATO-s.