Fjalë Kyçe

Ramiz Lladrovci: Edhe sonte, referi nuk ishte objektiv

Ramiz Lladrovci: Edhe sonte, referi nuk ishte objektiv

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pas përfundimit të ndeshjes Slovan Bratisllava -Feronikeli, shkruan Gazeta Alo.

Kampioni i Kosovës ka pësuar humbje me rezultatin 2:1.

Ky është reagimi i Ramiz Lladrovcit.

Sonte në Bratisllavë, Ferronikeli dëshmoi se ka identitet dhe forcë për t’u përballur me lojë fer dhe futboll cilësor për këtë nivel garash.

Rezultati dy me një nuk është pasqyrë e lojës, megjithatë humbja mund të riparohet në Prishtinë.

Në futboll, cilësia e lojtarëve dhe loja fer nuk mjaftojnë, sepse aty është edhe referi. Sikur në lojën e shkuar, edhe sonte, referi nuk ishte objektiv.

Bravo djema!
Forca Ferronikeli, jemi krenar me Juve!