Fjalë Kyçe

Ramiz Lladrovci i sigurtë: Në Drenas do ta shihni se si stoliset me titull Feronikeli

Ramiz  Lladrovci i sigurtë: Në Drenas do ta shihni se si stoliset me titull Feronikeli

Feronikeli ka shënuar fitore ndaj Llapit në takinin e javës së 32 në Ipko Superligë me rezultatin 1:3, shkruan GazetaAlo.

Pas kësaj fitoreje të madhe ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci i ka falënderuar skuadrën llapjane për lojë korrekte, si dhe ka përgëzuar futbollistët, trajnerin dhe kryetarin e klubit të Feronikelit për lojën e treguar.

Lladrovci me anë të një postimi në rrjetet sociale ka kërcënuar edhe klubin e Prishtinës, duke i thënë se do të jenë dëshmitar të shpalljes se Feronikelit kampion në Drenas.

Më poshtë keni postimi e të parit të Drenasit.