Fjalë Kyçe

Ramiz Lladrovci: Përpara djem të Ferronikelit, dëshmojeni pse jeni kampion!

Ramiz Lladrovci: Përpara djem të Ferronikelit, dëshmojeni pse jeni kampion!

Kampioni i Kosovës, Feronikeli do të përballet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps nē kuadër të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta Alo.

Para kësaj sfide Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka motivuar skuadrën e Feronikelit me një postim në rrjetet sociale.

Ky është postimi i Lladrovcit.

Sot, në ora 20:45, Ferronikeli përballet me Lincoln Red të Gjibraltarit, në garën e parë ndërkombëtare për futbollistët kampion të Drenasit, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo është ngjarje e madhe sportive dhe tifozët e Ferronikelit duhet të tregojnë veten me atmosferë. Ngjarje sportive që duhet parë dhe përkrahur.

Dihet, do të dalim fitues, por duhet të jemi bindës në fitore.

Përpara djem të Ferronikelit. Dëshmojeni pse jeni kampion!