Edhe Ramiz Lladrovci, ashtu si një pjesë e madhe e qytetarëve e ka kaluar Covid-19.
Ai ka rrëfyer për “Gazeta Blic” se kjo eksperiencë nuk ka qenë aspak e lehtë dhe i është dashtë të kurohet edhe në Klinikën infektive.
Tutje Lladrovci ka treguar se nuk ka pranuar të kurohet jashtë vendit, pasi beson tek puna e jashtëzakonshme e mjekëve në Kosovë.
“Kur u infektova e neglizhova shumë, nuk shkova tek mjeku derisa me lodhi shumë . Më tej isha në Klinikën Infektive në Prishtinë, dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që mjekë edhe infermierë që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Nuk kam patur tretman të veçantë, po kam pas si të gjithë qytetarët, edhe pse miqtë e mi më kanë ofruar ndihmën që të shkoj të kurohem jashtë vendit, por unë kam dashur të trajtohem si të gjithë qytetarët e mi. Mjekët tanë e bajnë një punë të jashtëzakonshme, prandaj më vjen jashtëzakonisht keq nëse ndonjë familjar i ka ba nervoz ose i ka ofendu ata njerëz punojnë 24 orë”, ka deklaruar ai.