Skuadra e Feronikelit sot kërkon titullin e tretë kampion në histori të klubit. Në rast të fitores apo barazimit ndaj Prishtinës ekipi nga Drenasi do të jetë fitues i kampionatit.
Kryetari i Komonës së Drenasit, Ramiz Lladrovci që njëherit është babai i kapitenit të Feronikelit, Lapidar Lladrovci ka thënë se futbollistët do të jenë të kënaqur me shpërblimet që do ua ndaj presidenti i klubit, Naser Ramaj.
“Shpërblimet do t’i marrin nga kryetari i klubit z. Naser Ramaj. Komuna nuk ka kod buxhetor për shpërblimin e lojtarëve, por do të shohim. Ata do të jenë të kënaqur me shpërblimet që do tu jap kryetari i klubit, të cilin e falënderoj nga zemra për gjithë çka ka bërë për klubin dhe lojtarët”, ka thënë Lladrovci për Indeksonline.
Ndeshja vendimtar për titull, Feronikeli – Prishtina zhvillohet sot nga ora 16:00 në Drenas.