Më rastin e vdekjes në mënyrë tragjike të Xhemajl Muja nga fshati Gradicë i Komunës së Drenasit, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka shprehur ngushëllimet familjes Muja.
“Me pikëllim morëm lajmin për humbjen e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht zyrtarit policor në Drenas, Xhemajl Muja. Ngushëllimet me të sinqerta familjes Muja për humbjen e Xhemajlit”, ka shprehur ngushëllimin kryetari Lladrovci.
Xhemajl Muja ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Brigadën 114, ndërsa që nga pas lufta zyrtar policor në Stacionin Policor në Drenas.