Sergio Ramos e ka pranuar se situata mes Iscos dhe trajnerit Santiago Solari nuk është e mirë.
Mesfushori spanjoll është lënë rezervë në fitoren 3:0 të Real Madrid ndaj Leganes në Kupën e Mbretit.
Kjo ishte vetëm ndeshja e radhës, që Isco detyrohet që qëndrojë në bankë, që me trajnerin Santiago Solari nuk po kalon momente të mira, duke lënë të hapur një largim në fund të sezonit.
Se situata nuk është e mirë e ka pranuar edhe kapiteni Sergio Ramos.
“Është e komplikuar”, është përgjigjur Ramos kur është pyetur për situatën Isco – Solari, përcjell ‘lajmi.net’.
“Në Madrid të gjithë duan të luajnë, dhe marrja e vendimeve nga trajneri është e komplikuar”.