Mbrojtësi Sergio Ramos ka “kërcënuar” Real Madridin me largim nëse kthehet Jose Mourinho.
Tekniku portugez, i cili pak ditë më parë u shkarkua nga Manchester United, është i lidhur me rikthimin në “Santiago Bernabeu”.
Por, Ramos sipas medieve spanjolle, është kundër rikthimit të Murinhos në Madrid.
Madje, thuhet se mbrojtësi spanjoll ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga kampionët në fuqi të Evropës, në rast se strategu portugez do të rikthehet në krye të bankinës së madrilenëve.
Ramos nuk kishte kaluar periudhë të mirë në kohën kur Mourinho drejtonte Real Madridin.