Fjalë Kyçe

Ramsey nuk do ta vesh më fanellën e Arsenalit

Ramsey nuk do ta vesh më fanellën e Arsenalit

Karriera e Aaron Ramseyt me fanellën e Arsenalit ka marrë fund.

Uellsiani po shijonte disa nga momentet më të mira në karrierën gjatë vitit 2019, por ishte zëvendësuar në ndeshjen mysafire ndaj Napolit pas një lëndimi që pësoi.

Ramsey ka qenë i ndjeshëm ndaj lëndimeve të muskujve gjatë karrierës së tij dhe kjo duket se do t’i kushtojë me një lamtumirë emocionale tifozëve të Arsenalit.

Sipas The Sun, Ramsey është njoftuar nga stafi mjekësor se ai do mungoj rreth dy muaj, transmeton lajmi.net.

Specialistët e kanë informuar atë se sezoni ka përfunduar dhe ai nuk do të jetë i gatshëm nëse Arsenali arrin finalen e Europa Ligës në Baku.

Për fat për Ramseyn, ai nuk do t’i nënshtrohet asnjë operacioni, çka e bën të jetë i gatshëm për parasezonin me klubin e ri Juventusin.