Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se shpejti qytetarët e Komunës së Obliqit do t’i gëzojnë përfitimet që sjell Ligji për Obliqin.
Këto komente, Haradinaj i ka bërë gjatë takimit të sotëm me kryetarin e kësaj komune, Xhafer Gashin, shkruan Gazeta Alo.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky ligj do të ndikojë në përmirësimin e gjithëmbarshëm të mirëqenies dhe ngritjen e parametrave të ri buxhetor për këtë komunë.
Postimi i tij i plotë:
Për një dinamikë të përshpejtuar të implementimit të plotë të Ligjit për Obiliqin bashkëbiseduam sot me kryetarin Xhafer Gashi. Qytetarët e Obiliqit së shpejti do t’i gëzojnë përfitimet që sjell ky ligj, i cili do të ndikojë në përmirësimin e gjithëmbarshëm të mirëqenies dhe ngritjen e parametrave të ri buxhetor për këtë komunë./Gazeta Alo/