Fjalë Kyçe

Ramush Haradinaj: Largohem nga politika pas postit të Presidentit

Ramush Haradinaj: Largohem nga politika pas postit të Presidentit

Ramush Haradinaj është pjesë e politikës kosovare që pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë.

Haradinaj ka qenë në postet më të rëndësishme të vendit, por si duke tani i ka mbetur edhe një post pa e provuar edhe për t’u larguar përfundimisht nga politika.

“Vetvetiu më nuk do të ushtroj funksione të partisë. Presidenti është institucion i vendit edhe ai ka përgjegjësi edhe e ka punën e vet, por nuk do të udhëheq më Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. S’ka aktivitet tjetër, vetëm aktivitet institucion. Nuk do të bëjë asgjë politike”, ka thënë lideri i AAK-së.