Qindra qytetarë në Bangladesh po sfidojnë kufizimet e Covid-19 për të parë nga afër lopën xhuxhe, që është vetëm 51 centimetra e gjatë. Sipas banorëve të zonës , kjo është lopa më e vogël në botë. Mësohet se lopa xhuxhe është 23 muajshe dhe peshon 26 kilogramë. Emri i lopës është Rani.
Pronarët e fermës ku ndodhet Rani thonë se kanë aplikuar për Librin e Rekordeve Guinness për të vërtetuar që Rani është lopa më e vogël në botë.
Sipas faqes zyrtare së Librit të Rekordeve Botërore Guinness, mbajtësi aktual i këtij titulli është Manikiam, një lopë nga shteti indian i Kerala, e cila kur hyri në Libër në 2014, ishte e gjatë 61 cm. /oranews