Emiratet e Bashkuara Arabe kanë regjistruar dy vdekje të para në lidhje me novelën koronavitus, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe e Parandsalimit me anë të një Twitti.
Njëri preh tyre ishte një shtetas saudit 78 vjeçar i cili kishte mbërritur aty nga Evropa. Shkaku i vdekjes ishte sulmi në zemër që erdhi mes ndërlikimeve të lidhura me Covid-19.
Rasti i dytë ishte një 58-vjeçar, banues në Emiratet e Bashkuara, nga Azia, që vuante nga sëmundja e zemrës dhe dështimi i veshkave.
Në këtë shtet ka gjithsej 140 raste të koronavirusit.