Dy femra në Prishtinë po akuzojnë stafin shëndetësor se si rrjedhojë e pakujdesisë së tyre dhe neglizhencës, një e afërm e tyre ka ndërruar jetë në spital.
Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka bërë të ditur se dy femra në Prishtinë, kanë deklaruar dhe shprehur dyshime se viktimës i është përkeqësuar gjendja për shkak të neglizhencës së stafit shëndetësor.
Viktima, siç deklarohet në raport më pas ka ndërruar jetë.
Në raport bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.