Fjalë Kyçe

Raportohen rastet e para të gripit të shpendëve H5N8 tek njerëzit

Raportohen rastet e para të gripit të shpendëve H5N8 tek njerëzit

Shtatë raste të infektimit të njerëzve me H5N8 janë raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, pas shpërthimit të virusit në një fermë shpendësh në Rusinë Jugore gjatë dhjetorit të kaluar.

Rastet e para të gripit të shpendëve H5N8 janë zbuluar tek njerëzit, kanë konfirmuar disa shkencëtarë – megjithëse nuk ka shenja të transmetimit midis njerëzve, shkruan ndependent.co.uk.

Autoritetet ruse e kanë njoftuar OBSH-në për shtatë raste që janë zbuluar tek të punësuarit në fermën e pulave.

Punëtorët e infektuarit me H5N8, nuk kanë pësuar ndonjë pasojë serioze shëndetësore dhe që prej asaj kohe janë shëruar plotësisht.