Fjalë Kyçe

Raportohet për arrestimin e parë me urdhër të Speciales, OVL-UÇK nuk është në dijeni

Raportohet për arrestimin e parë me urdhër të Speciales, OVL-UÇK nuk është në dijeni

Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Sali Mustafa, është arrestuar.

Këtë e kanë konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala, që tha se ende nuk ka informatë zyrtare.

“Po e konfirmojmë arrestimin e zotit Sali Mustafa zyrtar civil në Ministrinë e Mbrojtjes. Si Ministri e Mbrojtjes ende nuk kemi informacion zyrtar. Jemi në pritje të njoftimit zyrtar për shkaqet e arrestimit. Kur do ta kemi informacion shtesë do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Shala për klankosova.tv

Në media u raportua se Mustafa, që ishte ish-epror i UÇK-së në zonën operative të Llapit, u arrestua nga Policia e EULEX-it për krime lufte.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe me nënkryetarin e OVL-UÇK-së Nasim Haradinaj, por që i ka thënë se nuk kanë informata, për këtë kanë dëgjuar në media.

“Po kemi dëgjuar në media, ne nuk kemi informata tjera, pos atyre që pamë në media”, tha Haradinaj.