Fjalë Kyçe

Raportohet për dhunë në familje, Policia i gjen në shtëpi edhe armë e municion

Raportohet për dhunë në familje, Policia i gjen në shtëpi edhe armë e municion

Pas informatës për dhunë në familje, Policia e Kosovës, ka arrestuar një të dyshuar pasi në shtëpinë e tij ka gjetur edhe armë e municion.

‘Njësiti Policorë pranë Stacionit Policorë në Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe me të hyrë në një dhomë, mbi një tryezë kanë hasur në disa armë dhe municion. I dyshuari L. M. I lindur më 1974 është arrestuar”, ka njoftuar Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.

Policia në shtëpinë e të arrestuarit ka gjetur, “një armë automatike Tomson dhe dy karikator, një armë artizanale, një pistoletë Bereta me një karikator, një pistoletë Colt me një karikator, dy karikator AK-47, një vazhdues tromblonik dhe municion të kalibrave të ndryshëm”.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është vaktuar masa e ndalimit policor.