Fjalë Kyçe

Raportohet për një aksident të rëndë në Lipjan

Raportohet për një aksident të rëndë në Lipjan

Dy persona kanë mbetur të lëndua nga aksidenti që ndodhi sot në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Në këtë aksident të përfshira kanë qenë dy automjete.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor

“Rreth orës 19:00 ne rr.Haradin Bajrami në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasoje e aksidentit dy persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.