Sulmuesi Elbasan Rashani pritet të transferohet në Francë.
Sipas mediave franceze, Rashani do të zyrtarizohet së shpejti si futbollist i ri i Clermont, transmeton lajmi.net.
Sulmuesi, është aktualisht pa kontratë, sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës turke BB Erzurumspor ku në 12 ndeshje realizoi tre gola.
Skuadra e Clermont do të garojë në Ligue I sezonin e ardhshëm në Francë, dhe do të ishte i mirësardhur një transferim i Rashanit në radhët e tyre.
Reprezentuesi kosovar ka zhvilluar 16 paraqitje me fanellën e Kosovës deri më tani duke realizuar tre gola.