Fjalë Kyçe

Rashani: Krenar që përfaqësoj Kosovën, duam kualifikimin në Evropian

Rashani: Krenar që përfaqësoj Kosovën, duam kualifikimin në Evropian

Elbasan Rashani është i gatshëm në çdo moment t’i ndihmojë “Dardanët”, me të cilët synon të arrijë suksese.

Ai nuk e fsheh ëndrrën për të luajtur në Euro 2020 me Verdhekaltrit.

Elbasan Rashani ndihet krenar që e përfaqëson vendin e tij në futboll.

Futbollisti kosovar thotë se është i gatshëm në çdo moment ta ndihmojë ekipin kombëtar të Kosovës. Edhe pse iu dha rasti më pak për të luajtur, sa herë që e kishte mundësinë, e ka dhënë kontributin e tij. Pa dyshim, goli i tij në fitoren e “Dardanëve” ndaj Bullgarisë në udhëtim do të mbetet i paharrueshëm.

27 vjeçari tash synon që të arrijë suksese me Verdhekaltrit dhe nuk e fsheh ëndrrën e kualifikimit në Euro 2020.

“Me Kosovën i kam shënuar disa gola. Edhe pse nuk kam luajtur shumë, mendoj se e kam dhënë kontributin tim. E kam marrë një rol ‘xhokeri’ atje, por e kam pranuar këtë. Kjo nënkupton se në ata minuta që kam luajtur, kam dhënë kontribut”, deklaroi fillimisht Rashani për mediat norvegjeze, raporton EO.

“Jam mjaft i lumtur që po mund të kontribuoj për vendin tim. Është një ndjenjë speciale të luash ndeshje ndërkombëtare. Shpresojmë që të rifillojmë sa më shpejt të luajmë me ekipin kombëtar. I kemi disa ndeshje përpara. Jemi vetëm dy lojë afër kualifikimit në Evropian. Do të ishte momenti i ngritjes së karrierës sime”, vazhdoi Rashani.

Futbollisti kosovar aktualisht është pjesë e ekipit norvegjez, Odd. Ai nuk e di nëse do të largohet gjatë verës apo jo.Vedat Muriqi ia kishte propozuar Rashanin ekipit të tij, Fenerbahçe.