Futbollisti kosovar pëlqehet nga klubi anglez Leicetsre City, por është i vendosur të qëndrojë në Bundesligë, së paku edhe një sezon
Milot Rashica e kaloi një sezon fantastik me Werder Bremenin.
Ylli kosovar shkëlqeu mbi të gjitha në pjesën e dytë të sezonit, duke qenë njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm në Bundesligë.
Dhe, shpërthimi i përfaqësuesit kosovar u ka rënë në sy klubeve të njohura, të cilat e duan në skuadrën e tyre.
Rashicën e pëlqen edhe ish-kampioni i Anglisë, Leicester City, i cili është ende në kërkim të pasardhësit të Riyad Mahrez, i cili i ishte bashkuar Manchester Cityt vitin e kaluar.
Rashica ka pasur përparim në lojën e tij dhe në sezonin e fundit në Bundesliga i ka realizuar 9 gola.
22 vjeçari ka konfirmuar se do të qëndrojë në Werder së paku edhe një sezon dhe klubi nga Bremen është i vendosur për të mos e shitur.
Mirëpo, futbolli është i paparashikueshëm, atij nuk i dihet kurrë.