Spanja ka arritur të mposht Kosovën 2-0.
Kombëtarja e Spanjës ka mposhtur Kosovën me rezultat 2-0, shkruan lajmi.net.
Pas ndeshjes Milot Rashica u shpreh se Kosovës i mungoi qetësia para portës.
“Ka qenë një nder ndeshjet me te mira qe kemi luajtur, patëm shumë raste të mira, por na mungoi qetësia para portës”.
“E patëm lojën në dorën tonë, patëm raste të 100% sidomos në pjesën e parë, Spanjës nuk i lejuam shumë raste”.
“Treguam që nëse luajmë bashkë dhe të bashkuar mund të luajmë lojën tonë”.
“Një gol në “Fadil Vokrri” do ta kishe nderuar me tre apo katër gola që kam shënuar diku tjetër, por nuk e di po na mungon fati para portës”.
“Dëshiron ti gëzonim tifozët që po na përkrahin në këto kohëra shumë të vështira”.
“Ndeshja sot ishte sinjal i mirë që luajtëm lojën tonë ofanzive në ndeshjet tjera duhet të provojmë të shënojmë dhe të marrim më shumë pikë”, përfundoi Milot Rashica.