Fjalë Kyçe

Rashica e thotë haptas: Ky është ‘goli’ më i rëndësishëm që kam shënuar

Rashica e thotë haptas: Ky është ‘goli’ më i rëndësishëm që kam shënuar

Milot Rashica i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram.

Milot Rashica në këto ditë sa po qëndron i mbyllur në shtëpi, ashtu sikurse gjithë qytetarët e tjerë, gjeti kohë t’i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve, shkruan lajmi.net.

Ata ishin kureshtar të dinin për të më shumë si rreth jetës private, ashtu edhe në profesionin që ushtron, futboll.

Një prej ndjekësve e pyet “Cili është goli më i rëndësishëm që ke shënuar?”, dhe përgjigja e futbollistit ishte krejt e papritur.

Rashica publikoi një fotografi bashkë me partneren e tij, Belkiz Kera, e që ishte përgjigja ndaj pyetjes.

Pra, nuk ka të bëjë fare me futboll, por lidhjen me Belkizin e konsideron ‘golin më të rëndësishëm’.