Mesfushori kosovar Milot Rashica e ka humbur shansin e të shënuarit nga penalltia në ndeshjen ndërmjet Paderborn dhe Werder.
Në minutën e 19-të të takimi Rashicës iu dha shansi që të qëllojë nga pika e penalltisë; mirëpo topi u prit nga portieri, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa një minutë më pas, ishte bashkëlojtari i tij Davy Klaassen ai i cili realizoi golin e parë të ndeshjes.
Në minutën e 34-të gol realizoi edhe Yuya Osako, kështu duke bërë rezultatin 2:0.
Ndërsa në minutën e 39-të, Davy Klaassen shënoi sërish dhe rezultati aktual është 3:0 në favor të Werderit.