Fjalë Kyçe

Rashica i lumtur që u rikthye në fushë pas lëndimit të gjatë

Rashica i lumtur që u rikthye në fushë pas lëndimit të gjatë

Milot Rashica është shprehur i lumtur që më në fund u rikthye nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës rreth dy muaj, duke i ndihmuar Norwich Cityt ta arrijë rrethin e katërt në FA Cup të dielën.

Përfaqësuesi i Kosovës Rashica u rikthye nga lëndimi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i ndihmuar Norwichit ta mposhtë 1:0 Charltonin me golin e të tij parë në fanellën e klubit të Carrow Road.

25-vjeçari e shënoi golin e vetëm në minutën e 80-të, kur u shërbye nga Pukki, i cili i mjaftoi Norwichin për ta mundur Charltonin dhe për të kaluar në rrethin e katërt të kësaj gare.

Norwichi do të përballet me Wolves në rrethin e katër të kësaj gare.

Në një reagim në rrjetet sociale pas ndeshjes, ish-sulmuesi i Vushtrrisë në Superligën e Kosovës i falënderoi tifozët për përkrahjen.

“I lumtur që u riktheva. Përkrahje madhështore nga tifozët tanë”, shkroi Rashica në Facebook, përcjell express.

Rashica u fut në lojë nga stoli në fillim të pjesës së dytë, për a ndryshuar rrjedhën e ndeshjes dhe për ta mbajtur ekipin e vetë në garën e FA Cup.

Ai kishte munguar që prej nëntorit, kur ishte lënduar kah fundi i atij muaji.

Ky ishte goli i parë i Rashicës në 15 paraqitje për Norwichin, të cilit iu bashkua në verë nga Werder Bremen për 11 milionë euro.