Fjalë Kyçe

Rashica i shkaktoi probleme Bayernit: Mbrojtësit u përplasen mesvete, pas super golit të Rashicës

Rashica i shkaktoi probleme Bayernit: Mbrojtësit u përplasen mesvete, pas super golit të Rashicës

Werder Bremeni pësoi humbje të thellë në fundjavë nga Bayern Munich me rezultatin 6-1, megjithatë paraqitja e Milot Rashicës mori vëmendjen.

Werder Bremen nuk është duke kaluar formë të mirë në Bundesligë. Pas 15 ndeshjeve të zhvilluara në kampionatin gjerman, Werderi renditet në pozitën e 15’të me 14 pikë.

Megjithatë, Milot Rashica është duke kaluar njërin nga sezonet më të mirë në karrierën e tij në aspektin individual. Sulmuesi vushtrrias nga 13 paraqitje të tij në Bundesligë dhe Kupë ka shënuar 9 gola dhe dhuruar 3 asistime.

23 vjeçari arriti që të shënoi gol të bukur në minutën e 24’të, pasi mori topin në gjysmëfushë, dribloi Jerome Boatengun dhe arriti që me një goditje të fuqishme ta mposht Neuerin.

E gazetat gjermane shkruajnë se Rashica i shkaktoi ‘kokëçarje’ futbollistëve ‘bavarez’, me Jerome Boateungu dhe Joshua Kimmich që kishin një përplasje mesvete, pas golit të sulmuesit kosovar.