Fjalë Kyçe

Rashica komenton barazimin me Freiburgun

Rashica komenton barazimin me Freiburgun

Milot Rashica është deklaruar pas barazimit 2-2 të Werder Bremenit ndaj Freiburgut. Dy skuadrat gjermane u përballen në kuadër të javës së dhjetë në Bundesligë, derisa ylli vushtrrias shënoi gol pas vetëm nëntë minutash lojë.

Reprezentuesi i Përfaqësues së Kosovës ka thënë se ata duhej ta fitonin takimin, pasi ishin dy herë në epërsi. “Nuk është se kemi luajtur keq. Ne kishim gjithçka nën kontroll dhe thjeshtë duhej të vendosnim lojën në favorin tonë”, ka thënë Rashica pas ndeshjes.

Talenti shqiptar po ashtu asistoi edhe në golin e dytë të Gebre Selassie që u shënua në minutën e 59-të, ndërsa arriti ta marrë notën 8.6. Werder Bremeni aktualisht gjendet në vendin e 12-të me 11 pikë, e që në pesë takimet e fundit kanë marrë po kaq barazime.