Milot Rashica mund të vesh fanellën e Borusia Dortmundit në sezonin e ardhshëm.
Sipas “The telegraph”, Sancho mund të bashkohet me Manchester United gjatë verës dhe në vend të tij te Dortmundi të shkoj Rashica.
Manchesteri ka ofruar 80 milionë euro për të derisa Dortmundi kërkon 100 milionë.
Nëse marrëveshja përfundon, ylli nga Vushtrria duket se do të përfundoj te skuadra e dytë më e suksesshme gjermane.
Werder Bremen thuhet se kërkon 25 milionë euro për ta lënë të lirë kosovarin.