Fjalë Kyçe

Rashica për të fundit herë në fanellën e Werderit, me skuadrën e tij që luan për “jetë apo vdekje”

Rashica për të fundit herë në fanellën e Werderit, me skuadrën e tij që luan për “jetë apo vdekje”

Milot Rashica do të paraqitet për herë të fundit në fanellën e Werder Bremen, kur kjo skuadër zhvillon ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni përballë Koln.

Me fillim nga ora 15:30, në Weserstadion, Werder Bremen pret Kolnin, shkruan lajmi.net.

Një fitore e mundshme ndaj Koln, e duke shpresuar që Union Berlin të mposht Fortunan, Werder Bremen do të renditej në vendin e 16-të, një shpresë e re për të siguruar mbijetesën përmes Play Off.

Në këtë ndeshje të rëndësishme, Werder Bremen starton me Milot Rashicën në fushë, i cili do të largohet pas këtij sezoni, diçka e konfirmuar nga vetë zyrtarët e klubit.

Për Koln, nga minuta e parë paraqitet mesfushori nga Kosova, Elvis Rexhbecaj.