Fjalë Kyçe

Rashica reagon përsëri pas golit triumfues për Werderin

Rashica reagon përsëri pas golit triumfues për Werderin

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores së Werder Bremenit, falë golit të tij vendimtar.

Werder Bremen ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim te Hannoveri me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e javës së 18-të në Bundesliga.

Goli i vetëm për mysafirët e Bremenit u shënua pikërisht nga ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Ylli i Kosovës ishte vendimtar duke shënuar golin e fitores nga afërsia në minutën e 32-të të ndeshjes.

Ky gol e ka lumturuar Rashicën, i cili ka reaguar në rrjetet sociale.

“Nuk ka mënyrë më të mirë se kjo për ta nisur vitin. Tri pikë, gol”, ka shkruar Rashica në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, ky ishte goli i dytë i Rashicës këtë sezon me Bremenin në Bundesliga, teksa ka edhe një asistim.

Rashica ka kaluar formë të mirë edhe te Kosova në ndeshjet e fundit, duke qenë njëri nga më meritorët për fitimin e grupit në Ligën e Kombeve.