Ylli i Kosovës, Milot Rashica, ka realizuar gol të bukur në ndeshjen që ekipi i tij Werder Bremen e ka zhvilluar me Dortmundin në kuadër të Kupës së Gjermanisë.
Ai shënoi në minutën e 70-të për rezultatin 3 me 1 në të mirë të Werderit.
Në fund Werderi fitoi 3 me 2 për ta eliminuar Dortmundin dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale.